spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit në Isniq të Deçanit, i cili dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta babanë e tij.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Ai shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit