Aktivisti Bind Skeja ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime dhe fyerje nga psikiatri Behar Kamberi, gjatë një telefonate që ai thotë se e ka pranuar të dielën rreth orës 19:00 nga një numër privat.
Sipas Skejës, telefonuesi është prezantuar si Behar Kamberi dhe brenda pak minutave i ka adresuar një sërë kërcënimesh dhe ofendimesh. Ai thotë se Kamberi e ka paralajmëruar se do të ndërmarrë “masa” ndaj tij nëse vazhdon ta përmend publikisht, pa sqaruar se për çfarë masash bëhet fjalë, pavarësisht insistimit të activistit.
“Dje rreth orës 19 m’vjen nji thirrje me numër privat. Në momentet e para pasi që e hapi, thirrësi prezanton vetën: ishte psikiatri Behar Kamberi. Brenda disa minutave, Kamberi:
– M’kërcënoi qe nëse vazhdoj me e përmend ai ka me ndërmarrë “masa” ndaj meje (çka janë këto masa, refuzoi me cekë edhe pse disa herë e pyeta).
– Pranoi që e ka ndjekë një grua deri në Shqipëri.
– M’ofendoi e m’diagnostikoi si i smutë.
Është shumë e qartë qe ky zotnia m’ka thirrë me qëllim që me më frikësu si aktivist. Është gjithashtu e qartë qe ky e din se çka ka bo është e jashtëligjshme, prandaj edhe m’thirrë me numër privat”, deklaroi ndër të tjera ai.
Kamberi ishte arrestuar në Shqipëri për përndjekjen e një moderatoreje, i cili më pas është liruar. I njëjti punon si psikiatër në QKUK.









