spot_img
spot_img
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Aktgjykimi i Kushtetueses, reagon Limaj: E kam thënë me kohë, presidentja dha mandatar pas një akti antikushtetues

Fatmir Limaj i Nismas Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushteutese ku u konstua se konstituimi i Kuvendit të Kosovës u shpall me zgjedhje antikushtuese të Nenad Rashiqit si Nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Limaj tha se këtë konstatim e kishte bërë vet qysh atë kohë dhe se vetëm sot u vërtetua. Limaj dhe vazhdoi të thotë se veprimet që pasuan pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës në atë mënyrë kanë qenë mbi akt antikushtetues.

Postimi i Limajt:

E kam thënë me kohë. Sot u vërtetua.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës konfirmoi se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

Ky nuk është thjesht një detaj procedural.

Ky është një akt që prek vetë themelet e rendit kushtetues.

Kur një Kuvend konstituohet mbi një vendim antikushtetues, çdo veprim i mëvonshëm institucional, përfshirë dhënia e mandatarit dhe pastaj shpërndarja e Kuvendit bart pasojat e atij devijimi fillestar.

Presidentja e Republikës e ka pranuar një Kuvend të ndërtuar mbi një akt antikushtetues dhe mbi këtë bazë:

– është dhënë mandati për Kryeministër,

– është shpërndarë Kuvendi,

– dhe vendi është futur në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo përbën një zinxhir veprimesh të ndërtuara mbi një shkelje fillestare të rendit kushtetues.

Njëkohësisht, vonimi i publikimit të këtij aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese ngre një dyshim legjitim për kalkulim kohor politik, pasi ky vonim ka prodhuar pasoja reale dhe të pariparueshme për funksionimin e shtetit dhe besimin në rendin juridik.

Parimi i sigurisë juridike nuk mund të shndërrohet në mburojë për shkeljen e Kushtetutës.

Ai ekziston për të ruajtur stabilitetin, jo për të normalizuar paligjshmërinë.

Kushtetuta është themeli i Republikës.

Kur ajo shkelet, pasojat nuk janë teorike, ato janë shtetërore.

Për këtë duhet përgjegjësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit