spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Aktakuzë ndaj një të dyshuari për pjesëmarrje në grupin terrorist “Al-Nusra”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj të pandehurit O.K., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas njoftimit zyrtar, i pandehuri O.K., që nga janari i vitit 2013, i është bashkuar dhe ka vepruar në kuadër të grupit terrorist “Al-Nusra” në rrethinën e Damaskut, në Siri.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit O.K, për shkak të kryerjes së veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.

Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim e këtij rasti penal”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit