spot_img
spot_img
Thursday, March 5, 2026
spot_img
spot_img

Aktakuza e dytë ndaj Thaçit, Specialja: Prokuroria duhet të mbyll rastin e saj deri më 18 mars

Gjykata Speciale ka njoftuar se pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Christopher Kelly, ka përfunduar edhe procesi i dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër Hashim Thaçit për aktakuzën e dytë për ndëhyrje në drejtësi.


Gjykata ka përcaktuar afatet e tjera procedurale, duke i kërkuar Prokurorisë që të mbyll rastin e saj deri me datën 18 mars.

“Pas dëshmisë së dëshmitarit, palët trajtuan çështjet e caktimit të afateve dhe hapat e mëtejshëm në procedurë. Në një urdhër me gojë, Gjykatësi i Vetëm caktoi afatet e mëposhtme, ndër të tjera:ZPS-ja duhet ta mbyllë çështjen e saj deri më 18 mars 2026. Ekipet e Mbrojtjes duhet të paraqesin çdo njoftim të Rregullës 130 (rrëzimin e akuzave) deri më 19 mars 2026. Çdo mocion në mbështetje të njoftimeve të tilla duhet të paraqitet deri më 25 mars 2026.ZPS-ja duhet të paraqesë përgjigjen e saj ndaj çdo mocioni të tillë deri më 1 prill 2026”, thuhet në komunikatë.


Derisa seanca e paraparë për 6 mars është shtyrë dhe do të njoftohet për të njejtën në ditët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit