Aksioni që çoi në mbylljen e qumështores “Vita”: Në vendngjarje shihen ish-asistentja e Haxhiut dhe aktivisti i VV-së

Një aksion i paparalajmëruar i inspektorëve shtetërorë në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog ka përfunduar me mbylljen e përkohshme të saj, duke hapur debate për mënyrën e zhvillimit të kontrolleve dhe pasojat për punëtorët e fermerët.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, gjatë kontrollit në ambientet e qumështores kanë qenë të pranishëm inspektorë të Ministrisë së Tregtisë, ndërsa në mesin e tyre është përmendur edhe inspektorja Elma Krasniqi, ish-asistente ekzekutive e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është punësuar si inspektore në vitin 2024.

Po ashtu është përmendur edhe pjesëmarrja e aktivistit Fitim Gashi.


Pas inspektimit, bordi i kompanisë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e qumështores për të paktën shtatë ditë, deri në një vendim tjetër.

“Ne kemi marrë vendim si bord që ta mbyllim. Ky është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër, të paktën për 7 ditë. Këta të ministrisë nuk brengosen, ndërsa punëtorët mbesin pa paga dhe fermerët do të detyrohen të hedhin qumështin,” është shprehur drejtori i qumështores, Artan Spahija.

Sipas tij, inspektorët kanë kërkuar sqarime lidhur me uljen e sasisë së qumështit të pranuar nga prodhuesit, çështje që dyshohet se ka qenë një nga arsyet e tensioneve gjatë kontrollit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit