Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit u vu në lëvizje për dyshimet për manipulim votash në këtë rajon.
Lajmin për aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.
“Mund të konfirmoj se është duke u zhvilluar aksioni dhe ka të bëjë me manipulim votash. Për momentin nuk mund të jap më shumë detaje, por gjatë ditës do të dalim me njoftim”, tha shkurt ajo.
Ndërkaq, deri më tani u konfirmua se është arrestuar një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS).
Mediumi publik raportoi se më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ se janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.










