Një operacion i gjerë është zhvilluar sot në Pejë.
I udhëhequr nga Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Krimet Ekonomike, Inspektoratin e Tregut, Doganën e Kosovës dhe ATK-në, aksioni është përqendruar në zonën e Çarshisë së Gjatë, ku janë kontrolluar disa argjendari.
Zëdhënës i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar raportimin e gazetës.
“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK-në”, ka thënë Nikçi.










