spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Aksioni i policisë: Njëri nga të arrestuarit kishte dy vëllezër të vrarë në Siri

Prokuroria Speciale ka konfirmuar arrestimin e dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm. Një në Fushë Kosovë dhe tjetri në Malishevë. Prokuroria bëri të ditur se rastet janë të ndara.

Personat e arrestuar janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.

Raportohet se njëri nga personat e arrestuar sot nga aksioni i Policisë në Fushë Kosove dhe Malishevë kishte dy vëllezër të vrarë në Siri.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha prokuroria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit