Prokuroria Speciale e Kosovës herët në mëngjes njoftoi për një aksion të gjerë në dy komuna veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, ku ka kryer bastisje në nëntë lokacione.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni ishte i ndërlidhur me disa vepra të rënda penale si:
“Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”
“Vrasje të Rëndë”
“Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”
Zyra e ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka reaguar me një komunikatë për media, ku deklaruan se janë arrestuar shtatë serbë, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar nga organet shtetërore të Kosovës.
Sipas zyrës së Petar Petkoviqit, aksioni u propagandua si një formë hakmarrjeje ndaj Albin Kurtit.









