spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

Aksion i gjerë në Prizren, kryeprokurori e konfirmon: 109 persona të ndaluar për manipulim votash

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje mbi aksionin masiv të ndërmarrë sot lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë një konference për media, Kryeziu dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që tentojnë të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve.

Ai u shpreh se qëllimi kryesor i këtij operacioni nuk është vetëm ndëshkimi, por edhe parandalimi i krimeve të mëtutjeshme zgjedhore.

“Qëllimi ynë është preventiv. Kushdo që guxon t’i futë duart në procesin zgjedhor, do të përballet me forcën e ligjit,” deklaroi Kryeziu.

Sipas Kryeprokurorit, në terren janë angazhuar burime të rëndësishme për të zbardhur skemat e manipulimit, duke konfirmuar se 109 persona janë ndaluar.

“Katër prokurorë të Krimeve të Rënda janë marrë drejtpërdrejt me proceset dhe inspektimet nëpër stacione policore. Janë lëshuar gjithsej 109 vendime për ndalim. Të dyshuarit ngarkohen për një sërë veprash penale falsifikim i rezultateve zgjedhore, kanosje dhe presion ndaj votuesve dhe dhënie dhe marrje e ryshfetit”, tha ia para gazetarëve përcjell Insajderi.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit