spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, duke përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.

Familja po kthehej nga Kosova dhe aksidenti ndodhi pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Bahri Cani në Facebook, në makinë kanë qenë prindërit me tre fëmijë të vegjël, nga një deri në tre vjeç.

Të gjithë anëtarët e familjes kanë pësuar lëndime, ndërsa një prej fëmijëve ka marrë dëmtime më të rënda.

Të lënduarit janë dërguar në spitale, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Familja është me origjinë nga Rahoveci.

Gazetari u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, duke pasur parasysh kushtet jo të mira në rrugë dhe distancat e gjata nga vendlindja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit