spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Aksidentohet një autobus turistik në Nju Jork – dyshohet për disa të vdekur

Disa persona, përfshirë fëmijë, kanë mbetur të lënduar pasi një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë që po kthehej nga Ujëvara e Niagaras drejt New York City u përplas në një hendek, raportoi policia shtetërore.

Autobusi u përmbys pasi humbi kontrollin për “arsye të panjohura”, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit të New Yorkut, James O’Callaghan, duke shtuar se disa pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërsa të tjerët u nxorën nga autobusi.

Autoritetet po vijojnë operacionet e shpëtimit pranë vendit të aksidentit përgjatë Autostradës Ndërshtetërore 90, afër qytetit Pembroke, në lindje të Buffalo. Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, e përshkroi ngjarjen si “tragjik” dhe tha se ekipet po punojnë për të shpëtuar dhe ofruar ndihmë për të gjithë të përfshirët.

Autostrada Thruway është e mbyllur në të dy drejtimet pranë vendit të aksidentit, njofton policia shtetërore.

VIDEO

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit