Gazeta zvicerane “Blick” raporton për një aksident me fatalitet nga i cili ka mbetur i vdekur një 33 vjeçar. Sipas gazetës, aksidentin e ka shkaktuar 20 vjeçari me prejardhje shqiptare Leotrim W. 20 vjeçar.
Sipas raportimit të “Blick”, Leotrimi kishte tejkaluar një automjet tjetër në Escholzmatt, Lucernë, në orën 7:15 të mëngjesit të shtunën e kaluar.
Gjatë tejkalimit, ai kishte humbur kontrollin e makinës së tij dhe ishte përplasur me një makinë që po udhëtonte drejt në korsinë përballë .
Makina tjetër drejtohej nga Tobias T. 33 vjeçar, baba i dy fëmijëve, i cili nuk i mbijetoi përplasjes dhe vdiq në vendngjarje.
I lënduar rëndë nga ky aksidnet ka mbetur edhe vetë Leotrim W, i cili vazhdon të jetë ende në spital.
Blick shkruan se familja e tij ka reaguar ashpër kur iu është kërkuar të flasin.
“Ai nuk po ia del mbanë.”, kanë thënë ata për Blick.
“Nuk ishte garë! Po përhapen shumë budallallëqe. Tani kemi një avokat.”, kanë thënë familja e Leotrim W.
Policia e Lucernës kishte njoftuar tashmë se 20-vjeçari humbi kontrollin e automjetit të tij pas një manovre parakalimi dhe se një person u arrestua pas aksidentit. Në përgjigje të një hetimi nga Blick, policia tani ka konfirmuar se personi i arrestuar është një palë e tretë.









