Aksidenti tragjik në Komoran/ Tre anëtarët e familjes Raka po trajtohen në QKUK- gjendja e tyre e rëndë

Janë bërë të ditura detaje të reja për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.


Tre të lënduarit janë duke marrë trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Sipas informacioneve të publikuara nga Sinjali, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë, një tjetër në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa personi i tretë ndodhet në Klinikën e Mjekimit Intensiv.


Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe ata po vazhdojnë të marrin trajtim nga ekipet mjekësore.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30, ku një familje kosovare dyshohet se po kthehej nga Aeroporti i Tiranës kur vetura me targa vendore ka pësuar vetaksident.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçarja Rea Raka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat e tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit