Aksidenti me fatalitet në Qungur të Pejës, konfirmohet nga Policia: Vdes një person

Gazeta raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime. Fatkeqësisht, mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërës prej viktimave, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit