spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Aksidenti i rëndë në Mitrovicë: Ky është shoferi që dyshohet se e goditi këmbësorin, dërgohet në mbajtje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën në Zhabar të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima po trajtohet në QKUK, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e shoferit në mospërshtatjen e shpejtësisë, ku për pasojë e ka goditur viktimën që ishte duke ecur.

I dyshuari është Fatmir Misini, i cili është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa viktima është një i ri, i moshës rreth 25-vjeçar, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, e më pas është transferuar në QKUK.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit