spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Aksidenti i autobusit që po transportonte pensionistët e Kaçanikut drejt bregdetit shqiptar, reagon kompania

Një autobus i agjencisë “Elita Tours”, i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël të martën në mëngjes.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.

Tre të lënduarit pranuan trajtim mjekësor në emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë, tha sot agjencia “Elita Tours”.

Agjencia tha se ata janë nisur rrugës për në bregdetin shqiptar.

“Njoftohen të gjithë familjarët e pensionistëve të Kaçanikut, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident, mirëpo falë Zotit të gjithë pasagjerët janë mirë dhe nuk kanë lendime serioze.

Ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rruges për në bregdetin shqiptar”, tha kompania.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit