Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Bajrami: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

Një grua e ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.


Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila kritikoi ashpër mospunën e institucioneve në mirëmbajtjen e kësaj autostrade.

“Sot u shua edhe jeta e tretë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova” – rrezik ky që dihej, që paralajmërohej tash e një kohë dhe i cili asnjëherë nuk mori vëmendjen e duhur nga institucionet. Tri viktima nuk janë thjesht numra, janë familje të cilave u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Po flasim për jetë që mund të ishin shpëtuar, dhe këtu ka njerëz që duhet mënjeherë të japin përgjegjësi. Në këtë rast mospuna e qeverisë po i vret qytetarët, andaj kryeministri në detyrë duhet të deklarohet sa më parë”, thuhet në fund të postimit të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit