Një autobus pasagjerësh që po udhëtonte nga Tekirdağ drejt Antalias ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një humnerë në distriktin Döşemealtı të Antalias, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:20 të mëngjesit, kur autobusi goditi barrierat anësore dhe ra në humnerë.
Ekipet e shërbimeve të emergjencës dhe AFAD u dërguan menjëherë në vendngjarje për shpëtimin dhe trajtimin e të plagosurve, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Hetimet për shkakun e aksidentit, që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të keqia të rrugës, vazhdojnë.








