Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar rreth orës 16:25 në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.









