Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Slivovë, ku ka qenë i përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për mediat.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”
Për momentin, nuk janë dhënë detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.











