spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Aksident në rrugën Shëngjin-Velipojë, një shqiptar i Kosovës humb kontrollin mbi veturën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”.

Një shqiptar i Kosovës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një dyqan. Të lënduar kanë mbetur ai së bashku me tre familjarët.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B. dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit