Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti i sotëm ku ndodhi në në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas Policisë, vozitësi i një automjeti me targa vendore, një mashkull kosovar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke pësuar lëndime trupore.
Ai po merr ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan.
“Rrethanat e këtij rasti janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve.”, deklaroi tutje ai.








