Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku janë përfshirë një rimorkio dhe një betonjerkë.
Si pasojë e aksidentit, një pjesë e trafikut në këtë zonë është bllokuar.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë për detaje, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë asnjë përgjigje.






