Një aksident ka ndodhur sonte mes një autobusi dhe dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Ai tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të shkaktuar ne rr. Prishtine Pejë, ne Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura”.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar Hoxha.
Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes.









