Aksident mes dy kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha për Gazetën se përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

“Aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit”, u shpreh Osmani.


Tutje ai the se njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit