Aksident me pesë të lënduar në Malishevë, në mesin e tyre edhe një polic

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Malishevë në rrugën “Ibrahim Mazreku” mbrëmjen e së dielës, ku janë përfshirë katër vetura.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se nga aksidenti është goditur edhe një polic.

Polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë Elezaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit