spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Aksident me fatalitet pranë Parkut Kombëtar në ShBA, shtatë të vdekur

Një ekskursion në Parkun Kombëtar “Yellowstone” në SHBA është kthyer në një tragjedi të rëndë për një grup turistësh të huaj.

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku. Viktimat përfshijnë shoferin e kamionetës dhe gjashtë pasagjerë që ndodheshin në një furgon turistik Mercedes. Shoferi i kamionit është identifikuar si një 25-vjeçar nga Humble, Teksas.

Sipas një raporti të New York Times, “identifikimi përfundimtar i viktimave të tjera të aksidentit është ende në pritje të rezultateve të testeve të ADN-së”. Tetë personat e plagosur janë dërguar në spitale, disa prej tyre me helikopter.

Ngjarja ndodhi më 1 maj, kur një kamionetë Dodge Ram u përplas me furgonin turistik që transportonte gjithsej 14 turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur policia e Idaho-s.

Aksidenti rrugor ka ndodhur pak para orës 19:15. për arsye ende të panjohura në Autostradën 20 të SHBA-së pranë Parkut Shtetëror të Liqenit Henry në Idahon lindore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit