Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Surkish të Podujevës, ku, sipas Policisë, aksidenti ka qenë me fatalitet.
Këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për mediat Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Sylejman Halili.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me viktimat apo rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Policia pritet të japë më shumë informacione në vijim, pas përfundimit të veprimeve në vendin e ngjarjes.








