spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë mbeti pronari i “Auto Ajazi”

Flobert Ajazi, pronari 35 vjeçar i “Auto Ajazi” ka ndërruar jetë mëngjesin e të premtes në dalje të Vorës, pasi është përfshirë në një aksident të trefishtë.

Ajazi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët e tij ndodhen në spital.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I riu me origjinë nga Dibra jetonte mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut, ku kishte origjinën biznesi i tij për importimin e makinave të përdorura dhe tregtimin më pas në vendin tonë.

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë


Për vdekjen e Flobertit ka reaguar dhe vëllai i tij, i cili njofton familjarë, miq dhe klientë të “Auto Ajazi” se varrimi do të bëhet nesër, në Kamëz, Laknas.

“Me hidhërimin më të madh ju njoftoj për ndarjen nga jeta të vëllait tonë, Flobert Ajazi. Varrimi bëhet nesër, më 20 Shtator ora 14:00 në Kamëz-Laknas”, shkruhet në lajmërimin e familjes Ajazi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Flobertit.  

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit