Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus u përplas me barriera dhe më pas shpërtheu në flakë.
Nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë.
Incidenti ndodhi në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit.
Sipas raportimeve të mediave turke, shoferi thuhet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që ai të përplasej me barrierat.
Pas përplasjes , autobusi u përfshi shpejt nga flakët, ndërsa momenti i përplasjes dhe përhapja e zjarrit u filmuan nga një kamera sigurie.
Forcat e xhandarmërisë turke nxituan në vendngjarje, duke evakuuar autobusin dhe duke nxjerrë pasagjerët nga automjeti që po digjej.








