Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit. Raportohet se 2 të rinj kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të Peqinit, pranë urës së Teqes. Mjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.
Në automjet ndodheshin dy persona, Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.
Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital.










