Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Artogne të Italisë. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar me origjinë shqiptare.

Viktima është Manuel Leti, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, plagët e marra në gjoks dhe bark rezultuan fatale për të riun.

Ceremonia mortore për Manuelin do të mbahet nesër në orën 16:30.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit