Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Raportohet se një i lënduar është dërguar në sallën operative nga Kirurgjia e fëmijëve dhe anestezioni.
Tre të lënduarit e tjerë, bazuar në burimet e gazetares, ani pse kanë marrë lëndime të rënda, janë në gjendje stabile.








