Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Burrel-Rrëshen, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Një automjet në rrethana ende të paqarta, mësohet se ka përplasur për vdekje një kalimtar të rastit.
Shoferi i automjetit mësohet se është shoqëruar në polici.
Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.








