AKKVP demanton Petar Petkoviq

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka hedhur poshtë deklarimet e kreut të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato si përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim.

Petkoviq gjatë ditës në rrjetin X kishte shkruar mbi një rast të pronës në veri të Mitrovicës, me pretendimet se ajo i takon një pjesëtari të komunitetit serb.

AKKVP ndërkohë thotë se rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës, raporton KosovaPress.

“Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës”, rikujton AKKVP.

Deklaratat e tilla si kjo e Petkoviq janë të papranueshme pasi ato nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën, rikujton AKKVP.

Image

Dokumenti

AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi, dhe se mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit