spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Ajola Xoxa mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas

Ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit, Ajola Xoxa, aty ku është pritur nga oficerët e BKH, të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesë, ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.

Pas marrjes së njoftimit për masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj vendosi të kthehej në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.

Kujtojmë se këtë të hënë, më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai akuzohet për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave”, ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit