spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ajaz Emini: NATO nuk ka bombarduar pavionet e burgut të Dubravës!

Autori Ajaz Emini ka bërë një sqarim rreth deklaratave që i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Nait Hasani rreth bombardimeve të NATO-s në burgun e Dubravës.

Përmes një postimi në Facebook, Emini ka shkruar se citimi i Hasanit për librin e tij është i pasaktë.

Emini ka sqaruar se në librin e tij “Një jetë kushtuar atdheut” është e sqaruar qartë që më 19 prill 1999 në 13:30, aeroplanët luftarak të NATO-s kanë bombarduar vetëm pozicionet e forcave ushtarako-policore serbe në burgun e Dubravës dhe jo pavionet e burgut.

4. Të gjithë ata që kanë pasur mundësi të lexojnë librin tim me dëshmi të asaj kohe, kanë mundur të lexojnë se pikërisht më 19 prill 1999, kur përmendet se, në 13:30, aeroplanët luftarak të NATO-s kanë bombarduar pozicionet e forcave ushtarako-policore serbe në burgun e Dubravës, theksohet se gjatë 425 operacioneve luftarake që kishin pasur atë ditë aviacioni i NATO-s, në rrethinën e Prizrenit janë shkatërruar 6 aeroplanë serbë të llojit GALEB ( Ajaz Emini, “Një jetë kushtuar atdheut”, f.183-184). Prandaj është tërësisht i pasaktë citimi që i bëhet veprës sime nga ana e Nait Hasanit”, ka sqaruar Emini.

Postimi i plotë:

NË VEND TË REAGIMIT: SQARIM
NATO NUK KA BOMBARDUAR PAVIONET E BURGUT TË DUBRAVËS!
Të dashur shqiptarë,

Për shkak të angazhime të shumta që kam pasur kohëve të fundit dhe në pamundësi të përcjell emisionet drejtpërdrejt, sepse jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pashë me vonesë emisionin e gazetarit të mirënjohur Kushtrim Sadiku, Politiko “Dy rrëfime trishtuese nga Masakra e Dubravës”, të emetuar më 19 maj 2025.

Edhe pse kam respekt të madh për të gjithë të mbijetuarit e atij akti gjenocidal që kanë kryer forcat serbe ndaj të burgosurve shqiptarë, rrjedhimisht edhe për Nait Hasanin, e ndiej për obligim të bëj këtë reagim publik jo vetëm për arsye se gjatë emisionit u përmend emri im dhe vepra që e kam botuar në vitin 2022, “Një jetë kushtuar atdheut”, por para se gjithash, për hir të së vërtetës.

Sa i përket bombardimeve të burgut në Dubravë, e shoh të arsyeshme të sqaroj me sa vijon:

1. Siç e ka bërë të ditur edhe Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, z. Kenneth H. Bacon, në konferencën me gazetarë të mbajtur më 21 maj 1999, Shtetet anëtare të NATO-s kanë qenë në dijeni se në Burgun e Dubravës ka të burgosur shqiptarë. Prandaj më 19 maj, aviacioni luftarak i NATO-s ka bombarduar vetëm caqet e forcave ushtarako-policore serbe në burgun e Dubravës.

2. Të gjithë ata që kanë pasur mundësi të shohin konferencën e lartpërmendur për media, kanë mundur të binden se avionët e NATO-s kanë bombarduar caqet e forcave ushtarako-policore serbe jashtë mureve të burgun e Dubravës dhe kurrsesi pavijonet ku kanë qenë të burgosurit shqiptarë.

3. Gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, aviacioni serb ka qenë aktiv, por me intensitet më të vogël, nga frika e pasojave në luftime me pilotët e aviacionit të NATO-s.

4. Të gjithë ata që kanë pasur mundësi të lexojnë librin tim me dëshmi të asaj kohe, kanë mundur të lexojnë se pikërisht më 19 prill 1999, kur përmendet se, në 13:30, aeroplanët luftarak të NATO-s kanë bombarduar pozicionet e forcave ushtarako-policore serbe në burgun e Dubravës, theksohet se gjatë 425 operacioneve luftarake që kishin pasur atë ditë aviacioni i NATO-s, në rrethinën e Prizrenit janë shkatërruar 6 aeroplanë serbë të llojit GALEB ( Ajaz Emini, “Një jetë kushtuar atdheut”, f.183-184).

Prandaj është tërësisht i pasaktë citimi që i bëhet veprës sime nga ana e Nait Hasanit.

5. Është e kuptueshme që Nait Hasani dhe të gjithë ata që kanë qenë në rrethana të jashtëzakonshme në burgun e Dubravës nuk kanë pasur informata të sakta për bombardimet e aviacionit serb dhe krimet që propaganda serbe është munduar t’i vesh NATO-s. Mirëpo më duket e pakuptimtë që pas informatave se si qëndron e vërteta, të këmbëngulin në gjëra që nuk u bëjnë nder as atyre personalisht dhe as të burgosurve shqiptarë që janë vrarë nga forcat ajrore dhe tokësore serbe;

Me një fjalë: AVIACIONI NATO-S NUK KA BOMBARDUAR PAVIJONET BRENDA BURGUT, KU ISHIN TË BURGOSURIT SHQIPTARË!

6. U shpreh një falënderim publik Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe politologut Bardhyl Mahmuti, që vazhdimisht kanë publikuar dëshmi për krimet e gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë, rrjedhimisht edhe për krimin e gjenocidit në burgun e Dubravës,
Lus mediat të publikojnë këtë sqarim timin!
Ajaz Emini,
(Shtetas amerikan)
Gjatë luftës në Kosovë kam ushtruar funksionet:
– Përkthyes / Interpretues / Cat 2 / për Armatën Amerikane

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit