Ahmeti për aktgjykimin në Hagë: Nuk janë dënuar individët, por historia e Kosovës dhe çlirimtarët

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ahmeti ka deklaruar se, sipas tij, vendimi nuk përbën vetëm dënim për individët, por edhe për UÇK-në dhe historinë e luftës së Kosovës.


“Absolutisht, kjo nuk është e vërtetë që këtu dënohen individët. Këtu dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu dënohet historia e Kosovës. Këtu dënohen të gjitha ato reprezalje gjenocidale që ka ushtruar Serbia ndaj nesh dhe sot po dënohen çlirimtarët”, u shpreh Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit