spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të

Vetëm një ditë pas përfundimi të procesit zgjedhor në Kosovë, Albin Kurti, ka filluar të marrë urimet e para edhe për një mandat të tretë në krye të vendit.

Së fundi një urim me mesazh iu nis edhe nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet nacionale.

Ai i dërgoi mesazh Kurtit që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të forcojë aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, ku dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës. Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj”, shkroi Ahmeti.

Ai njëherësh tha se rruga e Kosovës drejt paqes dhe zhvillimit kalon përmes forcimit të partneriteteve me ShBA dhe BE, duke garantuar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

“Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët”, shkroi Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit