“Ah be Linor, na e këpute shpirtin”, sot i jepet lamtumira e fundit të miturit që vdiq nga aksidenti në Kamenicë

Një aksident i rëndë i ndodhur dje në Novosellë të Kamenicës, ku ka lënë të vdekur 10-vjeçari, Linor Bajrami, i cili ishte pasagjerë në veturën e cila humbi drejtimin nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me çrast humbi dhe kontrollin dhe u godit në ansoret e rrugës.

Lajmin për vdekjen e vikitmës e kanë konfirmuar vetë familjarët, të cilët njoftuan se të dashurit të tyre do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Novosellë.

Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë të cilët shprehën dhimbjen për këtë humbje.

“Ahh bre Linor na kpute shpirtin bre xhaxh😭 Shum heret na le o shpirt i bardh🤍 Shum dashni na dhurove shum krenari shum kujtime te bukura na krijove nuk do te harrojm asnjeher ti do jetosh përgjithmon ne mesin ton edhe pse jo fizikisht por ne zemrat tona e ne kujtimet tona ti do te jetosh përgjithmon.

Ajo menquria jote intelegjenca jote aftsia jote ne moshen e hershme si femije qe ishe aq i afte aq i zoti aq bujar e aq puntor do te na bej krenar tër jeten. Nuk po mundemi me pranu faktin per ikjen tende ne ket mosh te hershme sepse ti ishe frymezimi yn ishe drita e shpies ishe gzimi jon ishe plot jet ishe i dashur per te gjithe i doje njerzit e tu te dashur me shpirt po edhe me gjer kushdo qe te ka takuar i ke ngelur ne mendje per zotsin tende”, tha xhaxhai i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit