spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Agjencia për Energjinë Bërthamore rrëzon SHBA dhe Izraelin: Irani nuk po ndërtonte armë bërthamore

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, ka deklaruar për Sky News se nuk ka prova që Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

“Arritëm në përfundimin se nuk mund të pohojmë se ekziston një përpjekje sistematike në Iran për të prodhuar një armë bërthamore në këtë moment,” tha Grossi.

Ai theksoi se raporti i IAEA-së, i cili është cituar gjerësisht nga Izraeli, tregon se Irani po pasuron uranium në nivelin 60%, që është niveli më i lartë i pasurimit në botë për një vend pa armë bërthamore.

“Ka elementë që shkaktojnë shqetësim,” shtoi ai, por sqaroi: “Sa i përket ndërtimit dhe prodhimit të një arme bërthamore – jo, nuk e kemi thënë një gjë të tillë.”

I pyetur për sulmet e mundshme nga Izraeli ndaj objekteve bërthamore iraniane, Grossi u shpreh i shqetësuar: “Sigurisht që jemi të shqetësuar.” Ai paralajmëroi për rrezikun e një “ngjarjeje radiologjike” në rast të goditjes së një objekti bërthamor, që mund të çojë në “përhapjen e materialit bërthamor në atmosferë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit