Veliu publikon një fotografi me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe ndan mesazhe mbi idealin dhe mosdorëzimin.
Agim Veliu edhe kësaj radhe nuk është përfshirë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
E Veliu ka reaguar duke e postuar në Facebook një fotografi të tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Kur ideali është më i madh se pengesat dhe se çdo shtrëngim duarsh, bëhet kapitull historie.”
Ndërkaq ka shtuar se nuk do të dorëzohet.
“Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat.”
“Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie. Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat: respekt për të kaluarën, vendosmëri për të ardhmen,” ka shkruar Veliu në Facebook.






