Agim Bahtiri – Vjosa Osmanit: Herën tjetër kur t’i drejtohesh qytetarëve bëje me fotografi me Grenellin e Gjuriqin

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Vjosa Osmani për një video-deklaratë të publikuar sot, ku në sfond shfaqej një fotografi e Ibrahim Rugova. Në këtë deklaratë, Osmani kishte komentuar zhvillimet e mbrëmshme në Kuvend.


Bahtiri u shpreh se ajo do të duhej ta zëvendësonte atë fotografi me një tjetër, nga një takim ku kishin marrë pjesë edhe Richard Grenell dhe kryediplomati serb Marko Gjurić.

“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Fushaten e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit