spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Agim Bahtiri reagon pas votës për Listën Serbe: Mos bëni filma

Deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka reaguar pas kritikave për votën për Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, duke thënë “mos bëni filma”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka fajësuar Gjykatën Kushtetuese për këtë votë.

“Më 4 shkurt, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nxori një vendim imponues (e përkthyer bukfalist: Pa përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë konstituim të Kuvendit). Edhe atë ditë reagova publikisht kundër këtij vendimi, sepse akoma e konsideroj të padrejtë dhe cenim të vullnetit qytetar. Pra, unë e kam kundërshtuar vendimin e Gjykatës, sepse më është dukur e padrejtë, por unë si deputet, nuk e shkel asnjëherë me dijeninë time vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është organi më i lartë i shtetit.

Rrjedhimisht nga kjo, në seancë nuk është votuar individi, por një pako institucionale e domosdoshme për funksionalizimin e Kuvendit. Vota ime ka qenë për stabilitet institucional, për funksionimin e shtetit dhe për përfaqësuesin e Lëvizjës Vetëvendosje, z. Ardian Gola dhe jo për bllokadë. Këtë vendim e kemi marrë si grup parlamentar.

Ky është dallimi mes politikës së parimeve dhe politikës së manipulimit” – ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit