Agim Bahtiri, deputet i VV-së, ka shkruar një status në lidhje me çmimin e naftës.
Bahtiri ka bërë një thirrje për uljen e çmimit të naftës.
Sipas Bahtirit, nuk duhet të ketë standarde të dyfishta.
Postimi:
THIRRJE PËR ULJE TË MENJËHERSHME TË ÇMIMEVE!
Si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje naftëtarëve në vendin tonë që të reflektojnë menjëherë uljen e çmimeve edhe në Kosovë, sikurse që po ndodhë gjetiu.
Kur ishte puna për t’i rritur çmimet, i rritët pa vonesë e pa përtesë, i ndryshonit tabelat ende pa i shpenzuar rezervat që i kishit blerë me çmim të lirë.
Sot, kur tregjet po stabilizohen dhe situata globale po normalizohet, nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim.
Qytetarët nuk mund të jenë viktimë e standardeve të dyfishta. Reflektoni në të mirë të tyre.
AB









