spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Agim Bahtiri e qeras me kafe në Ujman Fadil Gecin, vëllain e madh të Gani Gecit nga Llausha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka publikuar sot një moment nga vizita e tij në liqenin e Ujmanit, ku ka kaluar çaste të këndshme së bashku me Fadil Gecin dhe Hysen Ibrahimin.

Në një postim në rrjete sociale, Bahtiri ka ndarë një fotografi nga ky takim, ku shihen duke shijuar kafen në një ambient natyror pranë liqenit, ndërsa ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë këtë bukuri të rrallë të Kosovës.

“Sot, së bashku me miqtë, Fadilin dhe Hysenin, kaluam çaste të këndshme pranë liqenit të Ujmanit. Ju ftoj të gjithëve që ta vizitoni këtë bukuri përrallore që ka vendi ynë, Kosova!”, ka shkruar ai.

Fadili, vëllai i madh i Gani Gecit nga Llausha e Skënderajt, njihet për angazhimet e tij të dikurshme politike dhe për qëndrimet e drejtpërdrejta në diskursin publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit