Agim Aliu fiton Ferizajn pa balotazh, Enver Haliti njofton se nuk ishte nata e tij

Në Komunën e Ferizajt, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu, po udhëheq bindshëm në zgjedhjet për kryetar komune, duke shkuar drejt fitores pa balotazh.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Aliu ka marrë 56.40 për qind të votave, që përkthehen në 26,786 vota.

Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, me 28.46 për qind ose 13,518 vota, ndërsa në vendin e tretë është Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.43 për qind (6,379 vota).

Pas këtyre rezultateve ka reaguar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i cili e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë fushatës.

Në një postim në rrjete sociale, Haliti ka theksuar se ndonëse kjo nuk ishte nata e fitores, ai mbetet mirënjohës për mijëra qytetarë që i dhanë votën dhe besimin e tyre.

“Sonte nuk ishte nata jonë, por mbi të gjitha, një falënderim për gjithë ata mijëra qytetarë që na besuan dhe na përkrahën me votën e tyre. Zëri juaj u dëgjua, edhe pse kësaj radhe nuk ngadhënjeu. Unë pata një ofertë të sinqertë, me projekte konkrete dhe me përkushtim të vërtetë për qytetin tonë, por qytetarët vendosën ndryshe, dhe ne e respektojmë plotësisht verdiktin e sovranit,” ka shkruar Haliti.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të mbetet zë kritik ndaj keqqeverisjes dhe mbrojtës i interesit publik.

“Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, kundërshtarë të betonit, korrupsionit dhe kriminalizimit, sepse dashurinë për qytetin nuk ta jep pushteti, por përkushtimi ndaj tij,” ka përfunduar ai, duke falënderuar qytetarët “nga zemra”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit