Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar gati 80 për qind të votave me postë.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara për votat me postë, me 174 nga 223 vendvotime të përpunuara (78.03%), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 72.37 për qind të votave, përkatësisht 45,714 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12.65 për qind ose 7,990 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.14 për qind, që përkthehet në 5,139 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban pozitën e katërt me 4.44 për qind ose 2,805 vota.
Ndërkohë, subjektet e tjera politike kanë marrë më pak se një për qind të votave të numëruara deri më tani.








